75 Mall Live Search
11:43 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / Gj Sh

Leo Messi drejt rikthimit në Argjentinë?

Leo Messi mund të rikthehet në Argjentinë, te skuadra e tij e fëmijërisë.

Zv.Presidenti i Newell’s Old Boys, Juan Manuel Medina ka thënë se po punojnë për transferimin e Messit, shkruan IndeksOnline.

“Po punojmë që Leo të luajë për Newell’s në gjysmën e parë të vitit 2027, por për momentin nuk ka asgjë më shumë për të thënë “, deklaroi s1% fundmi Juan Manuel Medina.

Të njëtin mendim e kishte edhe drejtori sportiv i klubit nga Rosario.

Ky është një projekt që shkon përtej Newell’s. Është një projekt për qytetin e Rosario-s, provincën dhe futbollin argjentinas. Gjithçka varet nga ajo që mund të ofrojmë në aspektin e infrastrukturës dhe një programi sportiv konkurrues.”, tha ai.

Një rikthim i Messit te Newell’s Old Boys do të ishte një ëndërr për tifozët e klubit, pasi veshi fanellën kuqezi nga mosha 7 deri në 13 vjeç, përpara se të bashkohej me akademinë e Barcelonës, ”La Masia”./IndeksOnline/