Leicester: Policia konfirmon vdekjen e një studenti, arrestohet një 18-vjeçar
Universiteti “De Monfort” në Leicester ka konfirmuar se një nga studentët e këtij institucioni arsimor ka vdekur, pas një sulmi me thikë mbrëmjen e së martës.
Policia e Leicestershire thotë se viktima është një djalë rreth të 20-ve, i cili ishte përfshirë në një “grindje” me një person në rrugë, shkruan BBC-i, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari me të cilin ndodhi grindja iku para se të mbërrinin oficerët në vendin e ngjarjes, transmeton IndeksOnline.
Një 18-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje në orën 17:55 të martën, teksa policia po u bën thirrje të gjithë atyre që kanë informacion të kontaktojnë policinë.
Studentët po largohen nga mjediset e universitetit, ku një shirit i madh ka qenë i vendosur që nga mbrëmja e së martës.

