75 Mall Live Search
15:07 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / KV

Arrestohet një person në Gjakovë për tri raste të vjedhjeve

Falë angazhimit të vazhdueshëm profesional, punës operative dhe veprimeve të mirëkoordinuara hetimore, Njësia Hetimeve të Stacionit Policor në Gjakovë po vazhdon të shënojë rezultate të dukshme në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në kapjen e personave të përfshirë në to.

Më datë 3 shkurt 2026, kjo njësi ka arritur të arrestojë një person të moshës madhore A.B., i cili ishte i përfshirë në tri (3) raste të iniciuara për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të ndodhura në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës, në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti”.

Me urdhër të prokurorit ky person është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.