75 Mall Live Search
15:17 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / Gj Sh

Në fundjavë rikthehet Superliga e futbollit, FFK-ja publikon orarin për xhiron e 19-të

Pas një pauze prej një muaj e gjysmë, Superliga e Kosovës riktheht në aksion gjatë fundjavës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 19-të, shkruan IndeksOnline.

Të shtunën zhvillohet tre përballjet e para, ku Dukagjini luan kundër Prishtinës, Drenica përballet me Llapin derisa Feriziji është nikoqire e Dritës.

Të dielen Gjilani përballet me Ballkanin, derisa Malisheva luan kundër Prishtinës së Re.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./IndkesOnline/