75 Mall Live Search
17:45 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / G T

Zyrtare: Ballkani transferon një sulmues

KF Ballkani ka zyrtarizuar afrimine e sulmuesit Ebrima Gaye, i cili pritet të shtojë forcë dhe konkurrencë në repartin ofensiv të ekipit.

Gaye vjen nga BST Galaxy, ku ka treguar formë të mirë gjatë këtij sezoni, shkruan Indeksonline

Sulmuesi gambian ka gjithashtu eksperiencë ndërkombëtare, me paraqitje për përfaqësuesen e Gambisë, dhe ka luajtur më parë edhe në klubet e Senegalit.

Klubi ka uruar lojtarin për një fillim të suksesshëm te Ballkani, duke shpresuar që Gaye të kontribuojë me gola dhe paraqitje të forta në sfidat e ardhshme./Indeksonline/