Guardiola e vlerëson Tonalin: Ai është lojtar i nivelit të lartë, fola me të pas ndeshjes sepse e njoh…!
Pas fitores 3:1 të Manchester Cityt ndaj Newcastle United në EFL Cup, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, ka ndalur për të folur me mesfushorin italian Sandro Tonali.
Guardiola, me humor, u shpreh se komunikimi mes tyre ishte i lehtë falë njohjes së gjuhës italiane, shkruan Indeksonline
“Italishtja ime është përfekt, prandaj u ndala dhe fola me të”, tha tekniku spanjoll, duke shtuar se mes tyre ekziston edhe një lidhje e veçantë përmes një miku të përbashkët nga Brescia, Edoardo Piovani.
Trajneri i Cityt zbuloi se kontaktet me Tonalin kanë qenë të vazhdueshme ndër vite: “Ne jemi gjithmonë në kontakt. E njoh babain e tij prej disa kohësh dhe sa herë që jemi takuar kemi folur për përvojën e tij te Milani, për tifozët dhe për faktin se sa i lumtur është tani te Newcastle.”
Në fund, Guardiola nuk kurseu vlerësimet për mesfushorin italian, pavarësisht se ishte kundërshtar në këtë sfidë: “Ai është një lojtar vërtet, vërtet i nivelit të lartë. Top player!”
Deklaratat e Guardiolës erdhën pas një ndeshjeje ku Manchester City tregoi forcën e tij, duke eliminuar Newcastle United nga EFL Cup me rezultatin 3:1./Indeksonline/

