Mudryk edhe jashtë futbollit, pezullohet në “video-game”
Futbollisti i Chelseat, Mykhailo Mudryk, është përfshirë në një incident jashtë fushave të futbollit, këtë herë në botën e videolojërave. Anësori ukrainas është ndëshkuar me një pezullim njëmujor nga platforma konkurruese e CS2, FACEIT, për shkak të mesazheve toksike gjatë lojës.
Sipas raportimeve, Mudryk ka shkelur rregullat e komunitetit të FACEIT me komunikimin e tij in-game, çka ka sjell reagimin e menjëhershëm të platformës dhe vendosjen e sanksionit disiplinor, shkruan Indeksonline
Ky episod ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ngjallur reagime dhe komente të shumta nga tifozët, të cilët janë befasuar që një futbollist profesionist i Premier League është ndëshkuar për sjellje jo sportive në një platformë esports.
Kujtojmë se lojtari ukrainas ka kohë që është i pezulluar edhe nga futbolli për shkak të përdorimit të substancave të palejuara./Indeksonline/

