75 Mall Live Search
13:28 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / MSH1

Haradinaj pjesë e Lutjeve të Mëngjesit: Shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit.

Në këtë ceremoni, presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë fjalim, shkruan IndeksOnline.

“Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.

Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Për pak do të fillojë ceremonia vjetore e Lutjeve të Mëngjesit, ku presidenti Donald J. Trump pritet të mbajë fjalimin kryesor.

Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.

Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.