75 Mall Live Search
17:00 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / Gj Sh

Premier League heq detyrimin për shiritët LGBTQ+

Premier League nuk do t’i detyrojë më kapitenët e skuadrave që të mbajnë shiritë rainbow apo fanella warm-up me temë Pride.

Sipas asaj që raporton ”The Athletic”, vendimi shënon një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si liga angleze promovon përfshirjen dhe barazinë në futboll, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimit, kapitenët dhe lojtarët nuk do të kenë më obligim të veshin simbole të fushatave LGBTQ+, si shiritët me ngjyrat e ylberit, lidhëset rainbow apo fanellat e posaçme para ndeshjeve. Megjithatë, Premier League thekson se mbështetja për komunitetin LGBTQ+ do të vazhdojë përmes iniciativave të tjera.

Liga ka prezantuar një qasje të re nën emrin “Premier League With Pride”, e cila do të fokusohet më shumë në mesazhe institucionale, reklama në stadiume, ekranë gjigantë dhe komunikim digjital, në vend që përgjegjësia të bjerë mbi lojtarët individualë.

Ky vendim vjen pas debateve dhe refuzimeve të disa lojtarëve për të mbajtur shiritë rainbow në të kaluarën, kryesisht për arsye fetare apo personale, çka kishte shkaktuar diskutime të shumta në opinionin sportiv dhe publik.

Premier League ka bërë të ditur se lufta kundër diskriminimit dhe promovimi i përfshirjes mbeten prioritete, por se qasja e re synon të respektojë bindjet individuale të lojtarëve duke ruajtur njëkohësisht mesazhin e barazisë në futboll./IndeksOnline/