Zyrtare: Barcelona për në Londër niset me këtë ushtri (Foto)
Skuadra e Barcelonës do ta ketë misionin më të vështirë në këtë sezon, atë të “Stamford Bridges”. Klubi katalunas të martën do të takohen me Chelsean, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Kampionët spanjoll kanë publikuar listën e futbollistëve me të cilët do të nisen drejtë Londrës, shkruan IndeksOnline.
Barcelona duket e kompletuar për ndeshjen e së martës. Më poshtë i keni emrat e futbollistëve pjesëmarrës në këtë duel:
Ter Stegen, Pique, Rakitic, Busquets, Denis Suarez, Iniesta, Suarez, Messi, Dembele, Cillessen, Paulinho, Alcacer, Digne, Roberto, Andre Gomez, Umtiti, Mina, Vermaelen dhe Ortola.
Ndeshja mes Chelseat dhe Barcelonës zhvillohet të martën nga ora 20 e 45./IndeksOnline/