Arrestohet një person, sekuestrohet një armë
Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme një person pasi që i njëjti dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

