75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / OSH

Sahatçiu e PDK-së del kundër koalicionit me LDK-në, në Prishtinë

Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se nuk e përkrahë koalicionin me Përparim Ramën dhe LDK-në e Prishtinës. Sahatçiu ka thjënë se nuk do të jetë e përfshirë në koalicion dhe nuk e përkrahë as në parim.

“Nuk jam e përfshirë dhe nuk e mbështes një koalicion të mundshëm LDK-PDK në Prishtinë.
Kam kërkuar votë për atë që kam besuar, publikisht dhe pa kalkulime. Edhe pse do të gënjeja nëse them se nuk i kuptoj arsyetimet politike për një kompromis, nuk i kam pranuar kurrë si mënyrë për të ndërtuar besim me qytetarët, e aq më pak sot, pas një përvoje që dëshmoi të kundërtën. Pikëpamjet e mia janë krejtësisht të kundërta dhe kam 1001 arsye për to.
Për hir të respektit ndaj bashkëpunëtorëve po përmbahem nga komentet e mëtejme, por, pas shumë telefonatave nga gazetarë në 24-orët e fundit, e ndjej përgjegjësi ta bëj të qartë distancimin tim, me fjalët e mia, para se të obligohem të demantoj dikë tjetër. Kjo është hera e parë dhe e fundit që dua të prononcohem për këtë temë.
Edhe sikur të isha në Prishtinë, ky do të ishte qëndrimi që më përfaqëson. Për ata që më njohin, kjo nuk duhet të jetë befasi. Politika, si çdo gjë tjetër për mua, fillon dhe mbaron me dinjitetin për të qëndruar besnik ndaj asaj që thua dhe punon për të”, shkruan Sahatçiu në reagim./Indeksonline/