Marcel Dettmann sjell energjinë e Berlinit në Prishtinë
Më 15 maj, Prishtina do të mirëpresë një nga figurat e techno-s bashkëkohore.
Marcel Dettmann do të performojë në AMC Hall. I njohur për rolin e tij kyç në formësimin e skenës underground të Berlinit, Dettmann është një artist që shkon përtej trendeve momentale, duke u fokusuar në atmosferë dhe energjinë e publikut.

Performancat e tij njihen për intensitetin dhe përvojën gjithëpërfshirëse që krijojnë në pistën e vallëzimit, duke e bërë atë një nga emrat më të respektuar në skenën globale të muzikës elektronike.

Biletat Early Bird janë tashmë në dispozicion në:
www.rave-travel.com

