Bayern troket në dyert e Interit për mbrojtësin gjerman
Bayern Munich po troket në dyert e Interit dhe po e shqyrton Yann Bisseck për sezonin e ardhshëm.
“Sport1” raporton interesin e kampionëve gjermanë për mbrojtësin qendror të Nerazzurrëve, duke theksuar dëshirën e ekipit të Vincent Kompany për të forcuar mbrojtjen e tyre me një nënshkrim më premtues, pasi siguroi zgjatjen e kontratës së Dayot Upamecano në ditët e fundit

Bisseck shihet si pjesë thelbësore e Interit për vitet e ardhshme, por një ofertë serioze dhe e lartë, mund t’i bindë zyrtarët e klubit italian qe ta shesin mbrojtësin cilësor.
Bisseck, numëron 21 paraqitje me Interin këtë sezon ku shënoi 1 gol dhe 2 asistime.

