Moti në fundjavë: Vranët, shi por edhe diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë kësaj fundjave, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu vende-vende.
Sipas parashikimit, të shtunën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale 2 deri 5 C, kurse maksimale 8-12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, kurse shpejtësia 1-5m/s”, u tha në njoftimin e IHMK-së.
Kurse të dielën, moti pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit, vranësirat vende-vende parashihet të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale 1deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet 7-11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-7m/s”, u tha në njoftimin e IHMK-së.

