75 Mall Live Search
20:04 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / L A

S’ka që e ndal Muçin në Turqi, shënon dhe asiston në fitoren e Trabzonsporit

Sulmuesi kuqezi, Ernest Muçi po kalon një superformë me Trabzonsporin.

Në çdo ndeshje, Muçi po e tregon veten gjithnjë e më shumë se e meriton të arrijë majat e futbollit.

Në ndeshjen e sotme ndaj Samsunsporit, ai tregoi dhe njëherë klasin e tij ku bëri një superasist për Onuachun si dhe shënoi në fund nga penalltia.

Me këtë fitore, Trabzonspori mbetet i treti në Superligën turke ku ka gjithsej 45 pikë./IndeksOnline/