Therje me thikë te Santea në Prishtinë- viktima në spital, i dyshuari në mbajtje
Një person është therur me thikë te Santea në Prishtinë.
Ai ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Santea, Prishtinë / 06.02.2026 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

