75 Mall Live Search
09:26 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / b l

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Një person mashkull është gjetur pa shenja jete rreth orës 12:00 në Gjilan.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe mbetet nën hetime nga organet kompetente.