Bomba nga Spanja, Flick mund të largohet nga Barcelona
Barcelona do të mbajë zgjedhjet e brendshme këtë vit.
Presidenti i deritanishëm, Joan Laporta do të kandidojë përsëri në këtë pozitë, krah Victor Font, Marc Ciria dhe Xavier Vilajoana.
Këto zgjedhje shihen edhe si një pikë ndikimi rreth të ardhmes së trajnerit, Hansi Flick.
Mirëpo raportimet e reja nga Spanja, tregojnë se gjermani mund të largohet nga Barcelona nëse Laporta humb zgjedhjet për president.
Kujtojmë se zgjedhjet për president të Barcelonës do të zhvillohen më 15 mars./IndeksOnline/

