Goli i Brrutit i mjafton Malishevës të nxjerrë tre pikët
Malisheva e ka nisur me fitore sezonin pranveror në Superligën e Kosovës.
Ata kanë mposhtur në “Liman Gegaj”, Prishtinën e Re me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të kësaj ndeshje e shënoi Etnik Brruti, i cili nuk gaboi nga penalltia.
Me këtë fitore, Malisheva mbetet e 4-ta me 30 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet e fundit me 15 pikë./IndeksOnline/

