75 Mall Live Search
23:22 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / G T

Ja pse është më i miri, Dembele realizoi eurogol ndaj Marseille

Ousmane Dembele zhvilloi një paraqitje spektakolare në derbin francez ndaj Marseille, duke qenë protagonisti absolut i fitores së thellë 5:0 të Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez realizoi dy gola dhe regjistroi një asist, duke udhëhequr PSG-në drejt një suksesi bindës në “Le Classique”, shkruan Indeksonline

Goli i dytë i Dembeles ishte një kryevepër e vërtetë, që ngriti në këmbë tifozët dhe konfirmoi momentin e jashtëzakonshëm të futbollistit në këtë sezon.

PSG dominoi takimin nga minuta e parë deri në fund, duke treguar superioritet të plotë në çdo repart. Performanca e Dembélés jo vetëm që vulosi fitoren e thellë, por edhe përforcoi statusin e tij si një nga lojtarët më vendimtarë të momentit në futbollin europian./Indeksonline/