75 Mall Live Search
08:35 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / H F

Hong-Kongu dënon me 20 vjet burgim magnatin pro-demokracisë Jimmy Lai

Kritiku më i zëshëm i Kinës në Hong-Kong, magnati i medias Jimmy Lai , u dënua të hënën me 20 vjet burgim, duke i dhënë fund çështjes më të madhe të sigurisë kombëtare në qytet, e cila shkaktoi shqetësim ndërkombëtar në lidhje me kufizimin e lirive dhe autonomisë së qytetit nga Pekini.

Lai ishte shpallur fajtor në dhjetor për dy akuza për bashkëpunim të lidhur me Ligjin e sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini në qershor 2020, pas protestave masive pro-demokraci të vitit 2019, dhe për një akuzë tjetër për kryengritje, bazuar në një ligj kolonial.

I cilësuar si hero nga lëvizja pro-demokraci, Lai shihet si tradhtar nga Pekini.

Ai gjithmonë i ka mohuar akuzat kundër tij, duke thënë se kishte mbrojtur ato që ai besonte se ishin vlera të Hong Kongut, të tilla si sundimi i ligjit dhe liria e fjalës.Hong Kongu dënon me 20 vjet burg manjatin pro-demokracisë Jimmy LaiJimmy Lai mban një banderolë ndërsa marshon përgjatë Queen’s Road Central gjatë një proteste në lagjen qendrore të Hong-Kongut, më 18 gusht 2019, shkruan A2-shi.

Ky është dënimi më i ashpër që jepet sipas ligjit të diskutueshëm të sigurisë kombëtare , të cilin Kina e quan të nevojshëm për stabilitetin e qytetit.

Lai, i cili është shtetas britanik, ishte një nga kritikët më të zëshëm të Pekinit, duke e përdorur shpesh gazetën e tij pro-demokracisë, Apple Daily, si mjet proteste.

Gjashtë ish-drejtues të gazetës u burgosën gjithashtu të hënën, nga gjashtë vjet e nëntë muaj deri në 10 vjet.

Mbretëria e Bashkuar thotë se “do të angazhohet shpejt ” me autoritetet kineze për rastin e Lait.

“Ne qëndrojmë me popullin e Hong-Kongut”, tha sekretarja e Jashtme Yvette Cooper në një deklaratë.