Fillon Kampionati Mesdhetar në Prishtinë, Spanja na jep leksion
Me ndeshjen Spanja – Kosova, ka nisur Kampionati Mesdhetar për Hendbollistet deri në moshën 16-vjeçare. Kjo ngjarje e rëndësishme po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Po marrin pjesë 12 ekipe kombëtare. Ndeshjen mes Spanjës dhe Kosovës e fituan hendbollistet spanjolle me rezultat 39:13.
Në program sot janë edhe pesë ndeshje të tjera. Nga gjashtë ndeshje zhvillohen deri të shtunën.

