Lawson: Krimet janë kryer nga vartësit e të akuzuarve, kanë kontribuar dhe kishin synim të qartë
Zyra e Prokurorit të Specializuar, e përfaqësuar nga prokurorja, Clare Lawson tha se krimet janë kryer nga vartësit e të akuzuarve dhe se të akuzuarit kanë kontribuar në ato si dhe kishin synime të qarta.
“Të akuzuarit këtu nuk po gjykohen për vepra penale rutinë që kanë ndodhur gjatë asaj kohë, apo për dhunën e përgjithshme apo për djegën e shtëpive që ndodhi gjatë asaj kohe kundër civile serb. krimet për të cilën akuzohen janë krime që i kanë kryer vartësit e të akuzuarve dhe i kanë kryer në vende të ndryshme të ndalimit dhe janë në përputhje me politikat që kishin ata ndaj oponentëve”, tha ajo.
Clare Lawson përmendi një shembull që pretendohet se e ka përdorur mbrojtja e Thaçit për të argumentuar se kryerësit në fakt nuk ishin vërtetë të UÇK-së është rasti dëshmitarit 02951 kur kishte thënë se ai hezitonte të thoshte se UÇK-ja po luftonte për liri.
Prokurorja, Clare Lawson tha se ka evidenca që kryerësit e krimeve ishin anëtarë të UÇK-së.
“Të akuzuarit kanë kontribuar dhe kishin synim të qartë”, tha Lawson.
ZPS: Ka prova që dëshmojnë ekzistencën e një plani të përbashkët kriminal
Zyra e Prokurorit të Specializuar, e përfaqësuar nga prokurorja, Clare Lawson tha se në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka prova që dëshmojnë ekzistencën e një plani të përbashkët kriminal përtej dyshimit të arsyeshëm.
“Në dosjet e mbrojtjes thuhet se nuk ka prova të drejtpërdrejta për qëllimin e përbashkët kriminal dhe nuk është paraqitur dhe më pas paraqesin shumë argumente që nuk duhet marrë parasysh ato që janë thënë. Ne, kemi përmbledhur në dosjen tonë e edhe sot gamën e gjerë të provave rrethanore të drejtpërdrejta që vërtetojnë ekzistencën e planit të përbashkët. Një kontratë e nënshkruar në mes anëtarëve të NPK-së nuk nevojitet domesdoshmërisht për këtë qëllim”, tha Lawson.
Provë e drejtpërdrejtë e qëllimit të përbashkët kriminal sipas Lawson janë edhe komunikatat që pretendohet se janë lëshuar nga UÇK-ja.
Ajo tha se përveç komunikatave ka edhe prova të tjera që e dëshmojnë këtë gjë.
Përpara kësaj, ajo foli edhe për Gjykatën ushtarak të UCk-së e cila pretendohet se ka qenë në atë kohë duke shtuar se është përdorur si mjet kudër oponentëve.
“Gjykata shërbeu si një fshehës për të vendosur një shtresë falëse për të fshehur legjitimitetin dhe nga ana tjetër është përdorur nga anëtarët e NPK-së si një instrument i mëtejshëm për t’u përdorur kundër oponentëve”, tha ajo.
Ajo shtoi se Gjykata është mbështetur po ashtu dhe referimi i çështjeve përpara saj në veçanti nga Policia Ushtarake si dhe sektori i ZKZ-së.
“Absurditeti me të cilën është aplikuar kjo jepet ose mund të shpjegohet nga çështja e vllezeverve Saleviq që tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtareve. Të dy vëllezërit u rrahën nga UÇK-ja dhe njeri prej tyre vdiq. Sokol Dobruna shko personalisht në vendin e ndalimit dhe diskutoi rastin me anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm dhe nuk siguroi fillimin e hetimit në këtë aspekt dhe thjeshtë injoroi provat e drejtpërdrejta që kishte përpara mbi bazën që përpara tij nuk ishte dërguar asnjë pretendim penal”, tha ajo.
Ajo shtoi se këta dy persona u ndaluan në një vend ku ndodhej në mes Divjakës dhe Kleçkës ku e kishte selinë Shtabin e Përgjithshëm i UCK-së.
Ajo tha se të ndaluarit që përfshinin serbë dhe shqiptarë janë mbajtur të ndaluar për periudha të ndryshme nga disa ditë deri në disa javë.
Lawson tutje tha se të ndaluarit janë rrahur edhe nga Rexhep Selimi ndërsa në të njëjtin vend janë vrarë 11 persona.
Përveç Krasniqit, Doburnës e Selimit, Lawson tha se edhe persona të tjerë që kishin njohuri të drejtpërdrejtë për personat që ishin të përfshirë në vendin e ndalimit në Kleçkë.
Ajo shtoi se këta persona që kishin këto njohuri ishin Kadri Veseli dhe Limaj si dhe të paktën 5 anëtarë të Shtabit të përgjithshëm.

