75 Mall Live Search
17:16 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / L A

Merino i nënshtrohet operacionit me sukses

Ylli i Arsenalit, Mikel Merino i është nënshtruar një operacioni.

Kjo për shkak se spanjolli, ka pësuar një lëndim të rëndë në derbin ndaj Manchester Unitedit, me sezonin i cili tashmë ka përfunduar për të.

Ndërsa gjatë ditës së sotme dolën edhe pamjet e reja të Merinos, pas operacionit të tij që përfundoi me sukses.

“Jam tashmë më afër rikthimit, faleminderit për energjinë pozitive”, ishin fjalët e Merinos.

/IndeksOnline/