Aida Doçi me urim të ndjerë për bashkëshortin: “Të dua sot dhe gjithmonë”!
Këngëtarja e njohur Aida Doçi ka ndarë me ndjekësit e saj një postim emocional në rrjetet sociale, me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj, Naser Qeli.
Përmes disa fotografive të përbashkëta, Aida i ka dedikuar atij fjalë plot dashuri, duke theksuar mbështetjen, sfidat dhe sukseset që kanë ndarë së bashku ndër vite, shkruan Indeksonline.
“Urime ditëlindjen, dashuria ime! Me ty kam ndarë sfida që na kanë bërë më të fortë dhe suksese që na kanë bërë më krenarë. Faleminderit që je mbështetja ime, gëzimi im dhe qetësia ime çdo ditë. Jam mirënjohëse për çdo hap që kemi bërë bashkë dhe për lumturinë që po ndërtojmë dorë për dore. Të dua sot dhe gjithmonë”, ka shkruar ajo, duke e etiketuar bashkëshortin e saj.
Kujtojmë se çifti janë prindër të dy vajzave./Indeksonline/


