75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / G T

Për të vonuar ndeshjen, punonjësit e skuadrës së Porto-s filluan t’i largonin topat!

Mbrëmë skuadra e Porto-s luajti ndaj Sportingut të Lisbonës dhe një moment në fund, mori vëmendje të madhe.

Kur rezultati ishte 1:0, kamerat kapën momentin kur disa punonjës në stadiumin “do Dragao” largonin topat dhe i morën pëshqirin portierit kundërshtar, shkruan Indeksonline.

Image

Pavarësisht këtij gjesti aspak të mirë, skuadra e Sportingut sikur u ndihmua nga zoti dhe e barazoi rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ishte lojtari Luis Suarez që shënoi gol në sekondat e fundit. Fillimisht lojtari humbi penalltinë, por pati fat që topi të rikthehej sërish te ai dhe e dërgoi në rrjetë./Indeksonline/