Jake Paul s’mund t’i ndalte lotët, e dashura e tij fitoi medaljen e artë
Jutta Leerdam shkroi histori në patinazhin e shpejtësisë, duke shpërthyer në lot gëzimi pasi theu rekordin olimpik dhe fitoi medaljen e artë në garën e 1,000 metrave në “Milano Speed Skating Stadium”.
Triumfi erdhi përpara syve të të fejuarit të saj, yllit të YouTube dhe boksierit profesionist Jake Paul, si edhe mbretit të Holandës, shkruan Indeksonline
When your partner becomes Olympic Champion 🤩#Olympics2026 #JakePaul #juttaleerdam #olympischespelen pic.twitter.com/h8M6cldlPQ
— A3aan (@A3aan59) February 9, 2026
27-vjeçarja holandeze, një nga figurat më të njohura të këtij sporti, konfirmoi statusin e saj në momentin më të rëndësishëm. Fillimisht, bashkëkombësja e saj Femke Kok, lidere e Kupës së Botës, kishte vendosur një rekord të ri olimpik me kohën 1:12.59, më e shpejta ndonjëherë në këtë disiplinë në Lojërat Olimpike.
Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, Leerdam realizoi një paraqitje spektakolare, duke e përmirësuar këtë kohë me 0.28 sekonda, dhe duke ndalur kronometrin në 1:12.31.

Në çiftin final, Leerdam arriti të mposhtte edhe japonezen Miho Takagi, kampione olimpike në fuqi nga Pekini, duke ndezur entuziazmin e tifozëve dhe duke siguruar medaljen më të çmuar./Indeksonline/

