75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / G T

Fitore e rëndësishme e Kosovës në Kampionat Mesdhetar

Kombëtarja e Kosovës e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.

Të martën paradite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, vajzat tona e mposhtën Bullgarinë me rezultatin 20:17.

Vajzat tona e nisën më mirë ndeshjen dhe pjesën e parë e fituan 7:4.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e fortë, ndërsa rezultati i kësaj pjese ishte 8:7 për bullgaret.

May be an image of volleyball and text

Në pjesën e tretë dhe të fundit, hendbollistet kosovare ishin vazhdimisht në epërsi.

Me lojë të sigurtë dhe aksione të rrjedhshme e shënuan fitoren e parë në Mesdhetarin e 19-të.

Kjo fitore do të motivojë Kombëtaren tonë për paraqitje edhe më të mira në vazhdim të kampionatit./Indeksonline/