75 Mall Live Search
16:31 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / B XH

Haziri i LDK-së i reagon Prokurorisë në Hagë: Lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë

Nënkryetari i LDK-së, Lurtfi Haziri ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka shkruar se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen.

“Lufta për liri dhe pavarësi e shqiptarëve është realizuar përmes rezitencës paqësore politike. Ndërkaq, kryengritja çlirimtare e popullit të Kosovës përmes UÇK-së është e drejtë, si mjeti i fundit i politikës. Pra, mbrojtja e familjes dhe pronës kulmoi në kryengritje të drejtë”, ka shkruar Haziri, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen!

Lufta për liri dhe pavarësi e shqiptarëve është realizuar përmes rezitencës paqësore politike. Ndërkaq, kryengritja çlirimtare e popullit të Kosovës përmes UÇK-së është e drejtë, si mjeti i fundit i politikës. Pra, mbrojtja e familjes dhe pronës kulmoi në kryengritje të drejtë.

Në anën tjetër, krimet e Serbisë deri në gjenocid kundrejt popullit shqiptar të Kosovës janë plagë të hapura ende.

Drejtësia e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, duhet dhe pritet të konfirmohet.

Kjo drejtësi ndaj udhëheqësve të luftës, është e lidhur me të drejtën e vendosur më 2 korrik 1990, me 2 shtatorin e 1990, si ditë e organizimit ushtarak institucional me grupet e para që përfshinin ushtrimet ushtarake në kazermat e Shqipërisë, pjesë e marrëveshjes së presidentëve Rugova-Alija dhe e konfimuar më 17 shkurt 2008.

Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, sepse ishin qëllim i pastër dhe e drejtë. Kjo edhe do të rikonfirmohet së shpejti!