75 Mall Live Search
21:20 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / Gj Sh

Priti shumë por ia doli, Wirtz fiton një nga çmimet më të mëdha të Liverpulit

Pas një kohe ”agjerimi”, Florian Wirtz është mësuar me futbollin anglez.

Sulmuesi gjerman i cili kaloi kohë të vështira pas transferimit te Liverpuli, në ndeshjet e fundit ka treguar cilësitë e tij duke qenë vendimtar në skuadër, shkruan IndeksOnline.

Wirtz tashmë ka fituar çmimin e futbollistit të muajit te skuadra e Liverpulit, nga vota e tifozëve të ”Reds”.

22-vjeçari gjatë muajit janar ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime me fanellën e Liverpulit./IndeksOnline/