75 Mall Live Search
23:13 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / Gj Sh

Fitoi ndaj Cityt e Arsenalit, por Manchester United ndalet nga West Ham

Manchester United nuk ka arritur të shënoj fitore e pestë radhazi në Premierligë.

Edhe pse fitoi ndaj Mncchester Cityt e Arsenalit, ”Djajtë e kuq’ sonte u ndalen me barazim nga West Ham, shkruan IndeksOnline.

Rezultati përfundimtar në ”London Stadium” ishte i barabartë, 1-1.

West Ham kaloi e para në epërsi me golin e Tomas Soucek në minutën e 50-të.

Një pikë Manchester United ia siguroi goli i Benjamin Seskos, i cili erdhi pak sekonda pa përfunduar ndeshja, në 90+6.

Me këtë barazim United renditet në vendin e katërt me 45 pikë, derisa West Ham me 24 pikë renditet e 18-ta në tabelë./IndeksOnline/