E dhimbshme, personi që humbi jetën në Kaçanik ishte punëtor teknik në shkollë
Një ngjarje e rëndë tronditi mbëmë Kaçanikun, ku një person ra në një bunar.
Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bajnicë, ku një 59-vjeçar ra në bunarin që gjendet në oborrin e një shkolle.
Burime të IndeksOnline pohojnë se viktima, S.Fazliu, ka qenë punëtor teknik në atë shkollë.
Njësitet emergjente dhe ato policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin, që fatkeqësisht ishte i pajetë.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

