Spektakël në ndeshje, “show” në penallti/ Ballkani e eliminon Prishtinën nga Kupa e Kosovës
Skuadra e Ballkanit është kualifikuar në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Suharekasit fituan pas penalltive ndaj Prishtinës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline
Koha e rregullt në 120 minuta u mbyll me rezultatin e barabartë 3:3.
Golat për Prishtinën i shënuna: Illievski, Mehmeti dhe Boueye.
Kurse për Ballkanin i shënuan: Kryeziu, Limani (autogol).
Edhe në penallti ishte spektakël dhe Ballkani fitoi me shifrat 10:11./Indeksonline/

