Policia ndalon dy të dyshuar në Ferizaj, bartnin revole dhe sprej
Dy persona janë ndaluar për kontroll mbrëmë, nga policia e Ferizajt.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe konfiskoi një revole dhe një sprej, shkruan IndeksOnline.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Naim Beka”, rreth orës 20:00.
“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”./IndeksOnline/

