75 Mall Live Search
15:26 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / MSH1

Avokati: Rexhep Selimi është tërësisht i pafajshëm

rexhep selimi hage

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, ka deklaruar para trupit gjykues se Rexhep Selimi është i pafajshëm – tërësisht.

Në deklaratën e tij përmbyllëse, Roberts tha se ZPS-ja ka paraqitur prova jo-koherente dhe jo-relevante, në rastin e Selimit.

“Në të gjitha këto aspekte, Prokuroria ka dështuar ta bëjë këtë gjë, në mënyrën më të qartë”, deklaroi Roberts, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se do të kërkojnë që të marrin përgjigje në dosjen e fundit dhe të hedhin dritë në disa parashtrime të bëra.

Roberts shtoi se synojnë të jenë të hapur dhe transparent në qëndrimin e tyre sa i përket dëshmimit të pafajësisë së Selimit.

Paraprakisht, në Gjykatë u dëgjua fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Kadri Veselit, teksa pasi të përfundojë fjalën avokati i Selimit, do të dëgjohet mbrojtja e Krasniqit.

Më herët, zëdhënësi i Gjykatës Speciale deklaroi se sapo të përfundojnë deklaratat përmbyllëse, procesi do të mbyllet. Kolegjit do t’i nevojiten tre deri në pesë muaj të marrin vendimin përfundimtar për rastin “Thaçi dhe të tjerët”./IndeksOnline/