75 Mall Live Search
15:37 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / KV

Shukri Buja: Nuk kam heshtur dje dhe nuk do të hesht as sot për Gjykatën Speciale

Shukri Buja nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet në Dhomat e Specializuara, duke thënë se prej kohësh ka pasur dilemë nëse duhet të heshtë apo të flasë, por thekson se ai ka zgjedhur të flasë edhe atëherë kur, sipas tij, shumë të tjerë kanë heshtur.

Buja deklaron se e ka kundërshtuar ligjin për Gjykatën Speciale që në momentin e votimit, duke e cilësuar atë si të njëanshëm, politik dhe të dëmshëm për Kosovën.

Ai ka kritikuar edhe ndryshimin e qëndrimeve të disa personave, për të cilët thotë se dikur akuzonin dhe kërkonin hetime për krime lufte, ndërsa sot flasin për mbrojtjen e luftës çlirimtare.

Duke cituar Adem Demaçin, Buja theksoi se është mirë që njerëzit të ndryshojnë edhe “një minutë para orës 12”, por shtoi se mbetet skeptik ndaj ndryshimeve të vonshme të qëndrimeve.

Sipas tij, historia dhe qëndrimet e shprehura nuk mund të harrohen, ndërsa nënvizoi se ai nuk ka ndryshuar dhe nuk do të heshtë.

“Lufta çlirimtare ishte e drejtë. Liri për të gjithë çlirimtarët tanë,” ka përfunduar Buja.