75 Mall Live Search
09:18 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Z S

Punimet në hekurudhë bllokojnë përkohësisht rrugën Fushë-Kosovë – Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se qarkullimi në drejtim të fshatit Frashër do të ndërpritet në tre ditët e ardhshme.

Kjo po ndodh në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës hekurudhore Linja 10, pjesa jugore (Fushë-Kosovë – Mitrovicë)”.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për bllokim të përkohshëm të rrugës

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë njofton qytetarët se, në kuadër të realizimit të projektit: “Rehabilitimi i rrugës hekurudhore Linja 10, pjesa jugore (Fushë-Kosovë – Mitrovicë)”, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Me këtë rast rruga që shpie në drejtim të fshatit Frashër (te hekurudha) do të jetë e bllokuar për qarkullim nga:

13.02.2026, ora 08:00 deri më 15.02.2026, ora 24:00

Luten të gjithë qytetarët dhe shfrytëzuesit e kësaj rruge për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim./Indeksonline/