Hajnat depërtojnë në veturën e një personi, vjedhin dokumente dhe mijëra euro
Një person është ankuar në polici se disa persona të panjohur i kanë vjedhur nga vetura gjësende dhe mijëra euro.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:25, në Gllogoc, raporton IndeksOnline.
Sipas viktimës, nga vetura u morën 5300 euro, një telefon mobil, dokumente personale të viktimës dhe të gruas së tij.
“Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/

