75 Mall Live Search
10:34 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / A

Ish-këshilltari i Thaçit: Orët e prokurorisë, janë orët më të zeza të saj

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të hënën hyri në fazën e fjalëve përfundimtare, duke shënuar një nga momentet më vendimtare të këtij gjykimi mbi pesë vjeçar para Dhomat e Specializuara të Kosovës, e ku këresa e Kryeprokurores Kimberly West që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të dënohen me 45 vjet burgim nxiti reagime të madhe, duke e konsdieruar edhe të padrejtë përveçse skandaloz.

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se kërkesa e Prokruorisë mund të jetë një paralajmërim i Gjykatës së mund të ketë shqiptim të dnëimit me burgim të përjetshëm.

“Orët e prokurorisë, janë orët më të zeza të saj, një paralajmërim i kësaj gjykate se mund të ketë edhe, domethënë shqiptime dënimesh drastike deri edhe me burgim të përjetshëm. Kjo është thënë që në fillimet e saj kur Trendafilova sa herë që ka ardhë në Prishtinë. Njëra nga arsyet sepse ata njerëz nuk mund ta mbrojnë, nuk mund të qëndrojnë në burg shtëpiak, ishte edhe kjo arsye, se mund të ballafaqohen me një burgim të përjetshëm. Dhe kjo është krejt në logjikën e skenarit të saj. Sepse skenari i saj, dhe që është duke u pasqyruar, faktikisht është i ndërtuar në mënyrë teorike në atë mënyrë që ty ta merr mendja që vërtet ka ndodh një ndërmarrje e përbashkët kriminale aq e përkryer, sa që kjo është një realitet i plotë për ta. Por në të vërtetë, aty është një defekt i madh. Sepse një aktakuzë mund të ndërtohet mbi një teori të tillë, mbi një, si të them, konstrukte të tilla që të duken ty juridikisht të qëndrueshme, por faktikisht substancë reale, që të hyjnë, që e kanë dhënë ose e prodhojnë këtë kategori këtë kategori të lartë të njerëzve të UÇK-së, nuk përputhet, domethënë puna themelore. Domethënë, akti i kryer, urdhërdhënia, ekzekutimi, dëshmia që këta njerëz janë drejtpërdrejt të përfshirë në krimet për të cilat sot ata po akuzohen, është aq e paqëndrueshme me teorinë e prokurorëve, sa që vërtet është paradoks i një modeli të drejtësisë e cila po po përpiqet të bëhet në njëfarë mënyre një paradigmë e keqe e gjoja se zbardhjes së drejtësisë”, tha ai.

Ai deklaroi se e gjitha procesi është ndërtuar mbi burime të dyshimta dhe shtoi se, sipas tij, në gjykata të tjera ndërkombëtare raste të tilla mund të mos kalonin në shqyrtim.