Skandal në Gjakovë, sulmohet gjyqtari i ndeshjes Vëllaznimi – Prishtina
Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në ndeshjen basketbollistike mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.
Një tifoz është futur në parket dhe ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes.
Pas kësaj policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar personin që ka kryer sulmin.
Ndeshja u ndërpre, 1 minut e 26 sekonda para fundit, ku Vëllaznimi ishte duke udhëhequr me rezultat 68-64./IndeksOnline/

