75 Mall Live Search
14:49 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / L A

Benatia largohet nga pozita e drejtorit të Marseille

Ish-mbrojtësi marokan, Medhi Benatia është larguar nga Marseille.

Benatia, vendimin e mori të hënën, disa orë para largimit të trajnerit, Roberto De Zerbit.

Largohem me ndjenjën se kam bërë maksimumin tim në një nivel profesional, por me keqardhje që nuk kam arritur të qetësoj atmosferën rreth skuadrës, një skuadër që, për mua, është qartësisht në gjendje të përmbushë objektivat e kërkuara”, shkroi Benatia.

Prandaj, OM është tani në kërkim të një trajneri të ri dhe një drejtori sportiv të ri me ish-lojtarin e Rennes, Habib Beye që është favoriti kryesor për të zëvëndësuar italianin./IndeksOnline/