75 Mall Live Search
08:06 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / G T

Neymar rikthehet nga lëndimi, por kundërshtarët gati sa nuk e çuan sërish në spital

Futbollisti i njohur brazilian, Neymar Jr është rikthyer nga lëndimi dhe sot ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me Santosin.

Neymar luajti 45 minuta në fitoren e thellë të skuadrës së tij 6:0 ndaj Velo Clube, shkruan Indeksonline

Gjatë ndeshjes, futbollisti kundërshtar gati sa nuk e çoi sërish në spital yllin brazilian.

Luiz Otavio, i cili u ndëshkua me karton të kuq direkt – bëri një ndërhyrje tejet të ashpër në Neymarin, pikërisht në kyçin e këmbës, pika më e dobët e ish-lojtarit të PSG-së.

Megjithatë, Neymar vazhdoi lojën dhe bëri një asist te goli i pestë i shënuar nga Gabriel Barbosa./Indeksonline/