75 Mall Live Search
08:44 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / Z S

Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë adresohet në Gjykatën Speciale

Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë është adresuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur OVL e UÇK-së, duke thënë se ky erdhi me iniciativën e veprimtarit Sali Bislimi.

Postimi i plotë:

Pas rezolutave të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Kuvendin e Kosovës ditët e fundit, angazhimi për një proces të drejtë po merr jehonë ndërkombëtare.

Me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve tona ndërkombëtare, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë u adresua sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, së bashku me kryetarin e OVL të UÇK-së, z. Hysni Gucati.

Adresimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të parimit të një procesi të paanshëm.

OVL e UÇK-së do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo nivel, kombëtar dhe ndërkombëtar, për mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe për drejtësi të barabartë./Indeksonline/