75 Mall Live Search
14:01 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / H F

Turneu i Futsal-it 2026 në Prizren u përmbyll me sukses!

Turneu, i organizuar nga Fondacioni Maarif Turqi – Përfaqësia e Kosovës në bashkëpunim me sportet shkollore të Komunës së Prizrenit, u zhvillua nga 9–13 shkurt 2026 në International Maarif Schools of Kosova – Kampusi i Prizrenit, ku u mbajt edhe ceremonia e mbylljes.

Në turne morën pjesë 34 ekipe nga 24 shkolla në kategoritë e djemve dhe vajzave për shkollat fillore dhe të mesme. Gjatë gjithë garave, fryma e lartë sportive, gëzimi dhe parimet e fair-play-t ishin gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Përfaqësuesi i fondacionit “Maarif Kosova”, Mehmet Nedim Aslan, falenderoi të gjitha shkollat pjesëmarrëse për bashkëpunimin dhe shpirtin sportiv, duke theksuar se: “Ky organizim është një shembull i shkëlqyer i bashkimit të nxënësve përmes sportit”.

Gjatë ceremonisë së mbylljes, shkollave pjesëmarrëse iu ndanë certifikata falënderimi, ndërsa sportistët fitues morën medalje, kupa dhe pllaka, të cilat u dorëzuan nga Mehmet Nedim Aslan dhe konsulli i pPërgjithshëm i Turqisë në Prizren, Fatih Topçu.

 Rezultatet e Turneut:

Shkolla e Mesme – Djem:
 Ymer Prizreni |  11 mars
 Golashënuesi më i mirë: Arti Sofi |  Portieri më i mirë: Riad Hoxha

Shkolla e Mesme – Vajza:
 Ymer Prizreni |  11 Mart
 Golashënuesja më e mirë: Hikmete Shala |  Portierja më e mirë: Noriana Gashi

Shkolla e Mesme e Ulët – Djem:
 Hysen Rexhepi |  Naim Frashëri
 Golashënuesi më i mirë: Shpend Misini |  Portierja më e mirë: Anisa Bajrami

Shkolla e Mesme e Ulët – Vajza:
 Mati Logoreci |  Naim Frashëri
 Golashënuesja më e mirë: Hira Fishari |  Portierja më e mirë: Amelia Arifi

Falenderojmë IMSK-në – Prizren për mikpritjen e ngrohtë dhe për kujdesin ndaj nxënësve të shkollave pjesëmarrëse.