75 Mall Live Search
15:37 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / G T

Eden Hazard pas futbollit: Jeta shkon shpejt, tani jam një taksist për familjarët!

Ish-ylli belg Eden Hazard ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe emocional për jetën e tij pas futbollit, duke reflektuar mbi kalimin e kohës, sakrificat e karrierës dhe rolin e ri si baba dhe familjar i përkushtuar.

“Jeta kalon shumë shpejt, sidomos në futboll. Dje isha 19 vjeç, sot jam 35. Duhet ta shijosh, jo vetëm futbollin, por çdo gjë në jetë,” u shpreh Hazard, duke nënvizuar se karriera sportive është intensive dhe kalimtare, shkruan Indeksonline

Ish-sulmuesi theksoi se familja ka qenë gjithmonë mbështetja e tij më e madhe, sidomos në momentet e vështira. Sipas tij, ndonëse futbolli i dha famë dhe suksese, ritmi i jetës si profesionist shpesh e mbante larg njerëzve më të dashur.

“Familja është ajo që të mban. Jeta ime është e thjeshtë: rri në shtëpi dhe shijoj gjërat e vogla me gruan, fëmijët dhe vëllezërit e mi. Kur luan, udhëton vazhdimisht, por kur ndalon, më në fund ke kohë për ta, pa stres,” theksoi ai.

Hazard, tashmë baba i pesë fëmijëve, e përshkruan me humor rolin e tij të ri në përditshmëri. “Në këtë moment, jam më shumë shofer taksie sesa futbollist, por është në rregull,” shtoi ai me buzëqeshje./Indeksonline/