Arbeloa: Qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve
Reali i tij, do të përballet përsëri ndaj Benficas në Lisbonë ku do të tentojnë hakmarrjen për humbjen 4-2.
Mirëpo, Arbeloa tha se qëllimi i vetëm i tyre është që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
“Hakmarrje kundër Benficas? Jo, jo, qëllimi ynë nuk është të mposhtim Benfikën ose të hakmerremi, qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe mposhtja e Benficas është një hap në atë drejtim”, shprehet Arbeloa.
Ndeshja kujtojmë se zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/

