75 Mall Live Search
14:26 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / Z S

Edi Rama: Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë një porosi me ndjekësit e tij me rastin e shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai tha se nxënësit e shkollave festojnë me zemër dhe krenari lirinë dhe pavarësinë.

Postimi i plotë:

Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër dhe plot krenari lirinë e pavarësinë e Kosovës një ditë që na bashkon në vlerat më të bukura kombëtare ndërsa nderojmë të kaluarën dhe projektojmë një të ardhme që na frymëzon me dashurinë për atdheun.