75 Mall Live Search
21:15 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / B XH

Mali nis spektaklin në BBVA me këngë për pavarësinë e Kosovës

Spektakli i sotëm nisi nën emocione të forta dhe atmosferë festive, teksa të gjithë banorët u shfaqën të veshur me kostume kombëtare, duke i dhënë një ngjyrim të veçantë mbrëmjes.

Mali, me zërin e tij të fuqishëm dhe interpretimin plot ndjenjë, hapi spektaklin me një këngë kushtuar pavarësisë së Kosovës.

Performanca e tij u prit me duartrokitje dhe krijoi një moment të paharrueshëm për publikun.

Teksa Mali këndonte, banorët nuk qëndruan indiferentë – vallja tradicionale nuk mungoi, duke e kthyer skenën në një festë të vërtetë kombëtare.