Reagon Vinicius: Racistët janë frikacakë
Futbollisti i Real Madrdit, Vinicius Jr-i, ka reaguar pas incidentit që ndodhi mbrëmë në ndeshjen me Benfican, ku u fye në baza racore.
Ai akuzoi futbollistin Gianluca Prestianni, për fyerje racore, derisa u ankua te gjyqtari i ndeshjes dhe refuzoi të luante, shkruan IndeksOnline.
Braziliani pas ndeshje ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se racistët janë frikacakë.
‘’Racistët janë, mbi të gjitha, frikacakë. Ata duhet ta mbulojnë gojën me fanellë për të treguar sa të dobët janë.
Por ata kanë pranë vetes mbrojtjen e të tjerëve, të cilët teorikisht e kanë detyrim të ndëshkojnë. Asgjë nga ajo që ndodhi sot nuk është diçka e re në jetën time dhe të familjes sime.
Unë mora karton të verdhë vetëm pse festova një gol, ende pa e kuptuar arsyen. Nga ana tjetër, gjithçka që pamë ishte vetëm një protokoll i zbatuar keq dhe që nuk shërbeu për asgjë.
Nuk më pëlqen të shfaqem në situata të tilla, sidomos pas një fitoreje të madhe kur titujt duhet të jenë për Real Madridin, por ishte e nevojshme’’, ka shkruar Vinicius./IndeksOnline/


